Dërgesë falas për bizneset partnere · Nga Durrësi në të gjithë Shqipërinë

AFSD · Importues dhe distributor · Durrës

Shpërndajmë cilësi, sjellim shije.

AFSD është distributori i besuar i birrave dhe pijeve premium në Shqipëri, për bare, restorante, shitës me pakicë dhe evente në të gjithë vendin.

  • 13marka ndërkombëtare
  • 113produkte në katalog
  • Falastransporti për partnerët
Birra19 produkte Kokteje12 produkte Pije alkoolike4 produkte Pa alkool18 produkte

N° 01 · Historia jonë

Marka me traditë, të përzgjedhura për tregun shqiptar.

AFSD lindi me një ide të thjeshtë: t’i japë tregut shqipëtar të njëjtat pije që gjen në baret dhe pub më të mira të Evropës.

Nga hidhësia e guximshme e një IPA-je artizanale te kompleksiteti i Weihenstephaner-it dhe trashëgimia e Duvel-it, çdo produkt vjen nga prodhues që e kanë përsosur zanatin ndër breza. Një portofol i zgjedhur me kujdes, që përfaqëson traditë, karakter dhe cilësi të nivelit botëror.

Njihuni me ne→

N° 02 · Origjina

Shtëpi me histori, që nga viti 1040.

1040

WeihenstephanerFreising, Bavari

Sipas traditës, këtë vit manastiri i Weihenstephan-it merr të drejtën për të prodhuar dhe shitur birrë. Sot njihet si birraria më e vjetër në botë që punon ende.

Zbuloni Weihenstephaner→

N° 03 · Birra dhe kokteje

Më të kërkuarat nga sektori HORECA

Birrat belge, gjermane dhe italiane, bashkë me koktejet e gatshme: produktet që baret dhe restorantet porosisin më shpesh.

Të gjitha birrat (19) Të gjitha koktejet (12)

Kërkoni ofertë me shumicë

N° 04 · Pse AFSD

Pse kanali HORECA zgjedh AFSD?

  • Marka ekskluzive ndërkombëtare

    Zgjedhim birra, pije alkoolike dhe pije pa alkool nga brande ndërkombëtar dhe më të mirë të Evropës e më gjerë. Shumë prej tyre, në Shqipëri, i gjeni vetëm te ne. Distributor eskluziv i markave që tregëtojmë.

    7vende origjine
  • Shpërndarje në të gjithë Shqipërinë

    Furnizojmë rregullisht në çdo cep të vendit supermarkete, bare, restorante, hotele etj.. Distributorët tanë: Shkodër-Scutari Distribution, Lezhë - Benardin Vokrri, Vlorë - Erkand Tato, Sarandë - Progonati SHPK, do tju asistojnë me produktet e kompanisë tonë.

    12qarqe
  • Gamë e plotë pijesh premium

    Nga birrat blonde belge te birrat artizanale italiane, kombucha, xhini dhe koktejet e gatshme: gjithçka për kartën e pijeve, nga një furnizues i vetëm.

    11kategori
  • Partneri i besuar i bizneseve

    Bare, restorante, hotele, bare plazhi dhe dyqane të specializuara zgjedhin AFSD për cilësinë e produkteve dhe seriozitetin e shërbimit.

    5lloje biznesesh

N° 06 · Për biznesin tuaj

Zgjidhni llojin e biznesit, ne ju përgatisim kartën.

Çmimet me shumicë i merrni nga agjenti ose i shihni në faqe, pasi të miratohet llogaria juaj si partner.

Ose na telefononi: +355 69 407 3159