Prodhuesit e mëdhenj të birrës kanë gotën e tyre për një arsye: forma e gotës ndryshon aromën, shkumën dhe ndjesinë në gojë. Një birrë e mirë në gotën e duhur shitet më mirë dhe klienti e kujton.
Gota tulipan për birrat belge
Birrat belge aromatike dhe të forta, si Duvel apo La Chouffe, shërbehen në gota në formë tulipani ose kupe. Pjesa e gjerë mbledh aromat, buza që ngushtohet i mban ato dhe shkuma qëndron e dendur.
Gota e gjatë për birrën e grurit
Birrat e grurit, si Weihenstephaner Hefeweissbier, kërkojnë gotën e gjatë dhe të hollë që ngushtohet në mes dhe hapet lart. Lë vend për shkumën e bollshme dhe tregon ngjyrën e turbullt të birrës.
Gota klasike për lager dhe pils
Për birrat e lehta dhe të freskëta mjaftojnë gotat e drejta ose pak të ngushtuara lart. E rëndësishme është që të jenë të holla dhe gjithmonë të pastra.
Gota e pastër bën dallimin
Gota me mbetje detergjenti ose yndyre e prish shkumën: flluskat ngjiten në faqet e gotës dhe shkuma bie shpejt. Lajini gotat e birrës veçmas, shpëlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të thahen vetë, pa i fshirë me peceta.
Shkuma nuk është humbje
Dy-tre gishta shkumë mbrojnë birrën dhe mbajnë aromën. Mos e mbushni gotën deri në buzë: për klientin, një birrë me shkumë të bukur duket më e kujdesshme dhe më cilësore.
AFSD sjell për bizneset partnere gotat origjinale të disa prej markave tona. Pyetni agjentin se cilat janë në dispozicion.




